Arsyetimi i PS për Avokatin e Popullit skandaloz, Lapaj: Unë mbroj në gjyq trafikantët, por s’jam i tillë

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arsyetimi i PS për Avokatin e Popullit skandaloz, Lapaj: Unë mbroj në gjyq trafikantët, por s’jam i tillë

Avokati Adriatik Lapaj, si një njohës i fushës, e ka quajtur të padrejtë arsyetimin e PS-së për refuzimin e kandidaturës së Ledio Brahos për postin e Avokatit të Popullit.

Sipas tij, mazhoranca nuk e ka pranuar kandidaturën e Brahos pasi ata duan dikë të rracës së vet dhe se nuk është e drejtë të thuhet se nëse përfaqëson parti politike në gjyq, avokati është i përfshirë. Nëse një krahasim i tillë do të ishte i saktë, atëherë edhe nëse përfaqëson një kriminel në gjyq i bie që avokati të jetë kriminel.

Adriatik Lapaj: Çdo shtetas që plotëson të gjitha kërkesat sipas nenit kushtetues, ka të drejtë të kandidojë për Avokatin e Popullit. Ka ndodhur ajo që ndodh gjithmonë, nuk e përzien ai ujin me vaj ulliri, nuk ka garë në këtë vend nuk ka meritë në këtë vend harrojeni. Në momentin që nuk ka meritë për të zgjedhur zotin e shtëpisë nuk ka për vartësit e tij harrojeni atë punë. Nuk mund t’ja lënë dot këta pozicionin e avokatit të popullit një njeriu normal, sepse do i sjellë shqetësime, do bllokojë VKM, do godasë aktet ligjore në Gjykatë Kushtetuese. Argumenti është idiot, po pse more se unë përfaqësoj një trafikant droge në gjykatë domethënë se i ndaj paratë me të? Po pse more se unë përfaqësoj një parti politike domethënë se jam anëtar i saj? Po më fal more, këta kanë zgjedh president anëtarë partish që e ndalon kushtetuta, këta i kanë zgjedhur dy herë, si nuk zgjidhkan këta një njeri që ka përfaqësuar dy herë parti politike. Ne që e njohim ligjin kemi detyrë të themi të vërtetën. Këta nuk e kanë zgjedhur Brahon se nuk e përziejnë vajin e ullirit e ujë, këta duan rracën e vet.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE