Astrologia Pranvera Xhafa: “Elhaida Dani fiton ‘Dancing With the Stars’, nuk triumfon as Megi as Sara”

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Astrologia Pranvera Xhafa: “Elhaida Dani fiton ‘Dancing With the Stars’, nuk triumfon as Megi as Sara”

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që është “Dancing With The Stars”, show magjik më i përfolur i momentit. Personazhet VIP pjesë e kastit së bashku me balerinët profesionistë na kanë dhuruar shumë emocione përgjatë të premteve dhe tanimë jemi thuajse në fund.

E ftuar këtë episod të fundit në ‘Ndryshe’ ishte Pranvera Xhafa, astrologe dhe studiuese e shkencave okulte. Padyshim që si një eksperte e astrologjisë, Pranvera u pyet se bazuar në shenjat e horoskopit cili prej konkurrentëve të ‘DWTS’ do të triumfojë dhe nuk mungoi një përgjigje shumë interesante.

Elhaida si Ujor mund të jetë ndër dy çiftet që mund ta fitojë dhe kjo jo vetëm për shkak të shenjës. Arditi si Bricjap nëse është aq ambicioz dhe ka punuar vërtet, ai mund ta fitojë. Me favorin e shenjave e fiton Ujori pra Elhaida. Për Sarën dhe Megin që janë Binjak, nuk do ta fitojë asnjëra prej tyre. 

Astrologia gjithashtu na zbuloi dhe shenjat që vitin e ardhshëm do të kenë shumë sukses.

Shenjat e ajrit do dalin më në pah, do jenë pak më rebele seç mund të kenë qenë. Do shikoni që marrin vrull dhe kontrollojnë situatën. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48276 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE