Disa ditë pas largimit të Helidon Bejdos, shkon në Kryeministri drejtori i komanduar i SHISH Olian Kanushi

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Disa ditë pas largimit të Helidon Bejdos, shkon në Kryeministri drejtori i komanduar i SHISH Olian Kanushi

Zv/drejtori i SHISH, i komanduar drejtues që në muajin gusht, Olian Kanushi, është paraqitur sot në Kryeministri.

Ai është fotografuar të futet në godinë, pak ditë pas largimit përfundimisht nga detyra të ish drejtorit Helidon Bendo, i cili tashmë do të mbajë postin e këshilltarit të kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

Ai u lirua nga detyra pas 4 vitesh në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Pak minuta pas publikimit të dekretit, Rama publikoi fotografi me Bendon në zyrën e tij duke sqaruar se ka dorëzuar dorëheqjen pasi po vijon studimet pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA.

Kujtojmë se Helidon Bendo nuk do të jetë më drejtor i SHISH, por do të mbajë postin e këshilltarit të kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë. Pas 4 vitesh në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, u lirua nga detyra pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili sqaroi se propozimi erdhi pasi Bendo po vijon studimet.

Pak minuta pas publikimit të dekretit, Rama publikoi fotografi me Bendon në zyrën e tij duke sqaruar se ka dorëzuar dorëheqjen pasi po vijon studimet pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA.

“Me Helidon Bendon, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkroi Rama.

Helidon Bendo është emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit në datë 05 nëntor 2018. Bendo është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995. Ai ka një eksperiencë të gjerë në detyra të ndryshme në Aparatin Qendror dhe bazë. Bendo është diplomuar për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si dhe trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit. Ai është mbajtës i disa vlerësimeve profesionale për kontribut në fushën e sigurisë kombëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE