“E bëra për skenar…”, pra i gjithë pëlqimi i Luizit për Kiarën paska qenë një lojë?

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E bëra për skenar…”, pra i gjithë pëlqimi i Luizit për Kiarën paska qenë një lojë?

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor.

Mes banorëve së fundmi përflitet për një pëlqim mes Luizit dhe Kiarës, por edhe pse banorët janë të këtij mendimi sidomos Kiara nuk e ka pranuar deri më tani. Vetëm pak më parë, pasi Kiara ia preu shpresat duke i thënë se shanset që ajo të ketë një pëlqim ndaj Luizit janë zero, Luizi bëri një tjetër deklaratë, ku u shpreh se i gjithë pëlqimi ndaj Kiarës ishte thjesht një skenar.

 Luizi: Pse mos ta bëj një skenar paralel

 Ronaldo: Kush ishte skenari yt, të krijoj një lidhje

Luizi: Po pra po

Kiara: Tani doli bllof edhe thotë krijova skenar

Ka vetë disa ditë që kur banorët janë bërë pjesë e shtëpisë e tashmë miqësitë, rivalitetet dhe flirtet kanë filluar të shfaqen. Mes banorëve në shtëpi flitet për një flirt mes Luizit dhe Kiarës, por që të dy nuk e pranojnë sidomos Kiara. Kjo është diskutuar edhe mes Teas dhe Luizit vetëm pak më parë, ku Tea është e mendimit se Kiara e pëlqen Luizin, por nuk do që të krijoj asnjë afrimitet ose lidhej në publik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47361 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE