Një pyetësor me përdoruesit e marijuanës vërteton atë që nuk do të kishit dëshirë të lexonit!

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një pyetësor me përdoruesit e marijuanës vërteton atë që nuk do të kishit dëshirë të lexonit!

Kanabisi shkakton çrregullimit të humorit, të paktën këtë kanë paralajmëruar shkencëtarët e Colorados. Ata kanë realizuar pyetësorin midis 178 përdoruesve të kanabisit legal të moshës 18 deri në 20 vjeç. Pjesëmarrësit i kanë ndarë në tri grupe, në grupin kontrollues i cili nuk përdor kanabis, përdoruesit e kohëpaskohshëm dhe përdoruesit e shpeshtë.

Në kundërshtim me pritjet, rezultatet e pjesëmarrësve të cilëve u është diagnostikuar depresioni subklinik, kishin përdorur marijuanën për ‘shërim’. Bashkëautori i studimit, Jacob Braunwalder tha se:

Kanë përdorur kanabis për vetëshërim, po nuk ka ndikuar siç kanë menduar ata se ndikon.

Pyetësori ka përmbajtur pyetjet për shprehitë e përdoruesit, ndërsa ka hulumtuar edhe faktin se a përdorin edhe substanca të forta të tjera narkotike. Gjithashtu është treguar që lidhja midis përdorimit të kohëpaskohshëm të kanabisit dhe depresionit është e fuqishme. Shkencëtarët theksojnë që hulumtimi i tyre nuk kërkon të tregojë që kanabisi shkakton depresion, ankth si edhe as që ajo i shëron nga këto sëmundje. Mirëpo, shkencëtarët tregojnë nevojën për më shumë hulumtime të këtij fenomeni.

Rikujtojmë, se një studim i ri mund të ketë zbuluar një lidhje të mundshme mes tymosjes së marijuanës dhe një gjendje të njohur si “sindroma e zemrës së thyer”. Përderisa nuk dihet nëse sindroma është vdekjeprurëse për përdoruesit e kanabisit, hulumtuesit thonë se ata duhet ta kontrollojnë më shpesh shëndetin e zemrës.

Tymosja e kanabisit mund të jetë duke e dyfishuar rrezikun e stresit kardiomipatik. Kjo gjendje bën që presioni intensiv fizik apo emocional mund të çojë në dobësimin e muskujve të zemrës, duke shkaktuar dhimbje në gjoks, marramendje, probleme me frymëmarrjen, etj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48502 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE