Rrjeti krahason Elhaidën me Beatrix, zbulohet “miqësia” e këngëtares me ish-partneren e balerinit (FOTO)

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrjeti krahason Elhaidën me Beatrix, zbulohet “miqësia” e këngëtares me ish-partneren e balerinit (FOTO)

Gjatë spektaklit të djeshëm, në DWTS Elhaida Dani dhe Lediani konfirmuan romancën e tyre të re. Çifti nuk i kurseu puthjet në publik dhe kërcyen në mënyrën më pasionante të mundshme, kësaj here si dy të dashuruar që mund ta shprehin lirisht se duhen.

Menjëherë pas postimit të videos së tyre në llogarinë zyrtare të Dancing with the Stars, njerëzit thuajse “kryqëzuan çiftin” duke akuzuar këngëtaren si shkaktarja e ndarjes së balerinit nga ish-partnerja e tij. Lediani, siç lexohet edhe në komente prej shumë vitesh ka qenë në një lidhje që duket se ka marrë fund pak kohë më parë.

Nuk janë të paktë në numër as komentuesit që e krahasojnë Elhaidën me Beatrix dhe shkak për këtë është bërë jo vetëm “trio” e krijuar automatikisht, por edhe një koment i ish-partneres së Ledian Agalliut për Elhaidën.

9 javë më parë, ajo ka lënë një koment në Instagramin e Elhaidës, në një postim të saj me Ledianin ku shkruan: “Artista” duke i duartoritur.

Menjëherë, ndjekësit e kanë krahauar Elhaidën me Beatrix duke pretenduar se këngëtarja hyru mes çiftit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE