“E bëri nga inati…”, Olta shprehet e revoltuar ndaj Zhaklinës dhe zhvendosjes së saj në rulotë!

vovalbania December 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E bëri nga inati…”, Olta shprehet e revoltuar ndaj Zhaklinës dhe zhvendosjes së saj në rulotë!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor.

Që prej mbrëmjes së djeshme në rulotë në vend të Ronaldos dhe Zhaklinës filluan qëndrimin Olta dhe Armaldo, kjo si zgjedhje e Zhaklinës, e drejtë e cila iu dha për shkak se u zgjodh e preferuara e publikut. Zhaklina vendosi që në ruletë të shkojnë ata të dy sepse janë dy nga banorët të cilët nuk i kanë përshëndetur Zhaklinën dhe Ronaldon, gjatë qëndrimit të tyre në rulotë. Ditën e sotme gjatë një bisede mes Oltës, Armaldos dhe Kristit,  Olta është shprehur se këtë veprim Zhaklina e bëri për inat sepse i erdhi një mundësi e mirë në dorë.

Më erdhi në formë ataku, ishte shumë ekstreme, denigruese sepse u bë për inat dhe mua kjo nuk më pëlqen, kjo me të vërtetë është një lojë,  por loja duhet të shkoj deri në pikën ku të mos denigrohet njeri sepse nuk është më një lojë…u ndjeva e denigruar sepse ajo e bëri nga inati dhe ia dhanë mundësinë që ajo të shfrynte inatin te unë.

Ditën e djeshme Olta Gixhari në një bashkëbisedim me Amos Zaharia me të cilin ka ka biseduar rreth shoqërisë rivalitetit dhe finales së madhe. Olta është shprehur se për të nuk është e vërtetë se dy nga ‘më të fortët’ duhet të jenë armiq ose kundër dhe nëse do t’i duhej të shkonte në finale me një mik nuk do të kishte armiqësi mes tyre. E nëse do të ishte në finale me Amos miqësia e tyre nuk do të prishej.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48309 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE