Tiranë, dy lokale në flakë te zona e Brrylit!

vovalbania December 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë, dy lokale në flakë te zona e Brrylit!

Një ngjarje që dyshohet aksidentale çoi në përfshirjen nga flakët të dy lokaleve në Tiranë, në zonën e Brrylit. Fillimisht, mësohet se zjarri ra në njërin prej tyre e dyshimet janë për shpërthimin e një bombole gazi rreth mesnate. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE