“Dreka e bashkimit,” e konfirmon Sula: Kemi konsensus për disa kandidatë të dalë nga Primaret

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
PD: 77% e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor si jo cilësor, e ngelin në klasë

Drekën e së mërkurës dy grupimet e Partisë Demokratike duhet ta përdorin si një pikënisje të re dhe të mbajnë parasysh që të parin duhet të vënë interesin e demokratëve.

Është ky qëndrimi që deputeti Dashnor Sula mbajti ndërsa komentonte mbledhjen e djeshme mes të djathtëve.

Megjithatë, ndërsa komentonte qëndrimet e mbajtura nga palët pas drekës festive, deputeti i cili bën pjesë në atë që quhet grupimi i Alibeajt, theksoi se të gjithë duhet t’i matin fjalët që thonë ndërsa shtoi se dreka nuk kishte pse të politizohej.

Për mua dje, ishte një normalitet shumë i mirë dhe nuk ka pse të politizohet. Si mund të kesh fytyrë që të shihesh në sy më pas? Dhe thonë që politika nuk ka moral, por për mua politika ka moral për njerëzit që kanë moral. Ajo tryezë e djeshme të shërbejë si pikënisje…Nga ata burra e gra aty, ne jemi më të pafajshmit. Nuk e kam pru krizën as unë, as kolegët e mi, as demokratët e thjeshtë. Ka të mëdhenj aty, që kur ta nxjerrin fjalën duhet ta mendojnë mirë. Ka ardhur një moment që të gjithë në PD të ftillohen.

Po ashtu, Sula konfirmoi deklaratat e bëra më herët në studion e “Ditari” në A2 CNN nga deputeti demokrat Xhelal Mziu. Pra, mes dy grupimeve ka konsensus për disa kandidatë për bashkitë që kanë dalë nga primaret e mbajtura më herët gjatë këtij muaji.

“Mziu ka qenë i saktë. Marrim qarkun e Elbasanit, kemi 7 bashki. Jemi plotësisht dakord me kandidaturën e Luçiano Boçit. Të njëjtën gjë themi për Servet Duzhën në Cërrik, për Asim Çekrezin në Gramsh. Nuk them dot për bashkinë Përrenjas, Librazhd. Po të dojë një burrë, grua, e gjen zgjidhjen.”

Dashnor Sula ishte optimist se në fillim të këtij viti që po vjen do të ketë zhvillime pozitive brenda kampit demokrat. Edhe vendimi i gjykatës së Apelit, cilido qoftë ai, sipas Sulës duhet të shërbeje si pikënisje për një realitet të ri.

Deputeti demokrat përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se kryedemokrati Sali Berisha është i vetmi që ka 99% të mundësive për ta gjetur zgjidhjen drejt bashkimit të PD-së.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47860 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE