Harry Styles kalon Krishtlindjet me nënën dhe motrën e tij pas ndarjes nga Olivia Wilde!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Harry Styles kalon Krishtlindjet me nënën dhe motrën e tij pas ndarjes nga Olivia Wilde!

Më shumë se një muaj pasi Harry Styles dhe Olivia Wilde u ndanë, këngëtari u kthye në Angli për të kaluar Krishtlindjet me nënën e tij, Anne Twist, motrën e tij, Gemma Styles dhe të dashurin e saj, Michal Mlynowski. 55 vjeçarja uroi nëpërmjet një postimi në Instagram me një selfie të të katërve gjatë një shëtitjeje familjare ku shkruhej:

Krishtlindjet e 2022 ❤

Anëtari i “One Direction”, kishte veshur një xhaketë të verdhë “North Face” së bashku me një kapuç blu dhe një shall të zi North Face. Ai e kompletoi look-un me një palë syze dielli dhe një kapëse me të cilën kishte kapur flokët e tij. Fotot e tjera në karuselin e Anne tregonin një pemë të bukur të zbukuruar me zbukurime, një oxhak komod dhe një darkë Krishtlindjesh. Edhe pse Harry nuk ofroi shumë detaje nga festa e tij, ai së fundmi nxorri në Instragram një foto bardh e zi të cilën e shoqëroi me shkrimin:

2022 ndryshoi jetën time. Nuk di ku t’ja filloj dhe t’ju falënderoj të gjithëve ju që më mbështetët gjatë këtij viti, nuk do ta harroj kurrë. Shpresoj që fundi i vitit të jetë i mbushur me lumturi dhe qetësi. Ju dua të gjithëve. Shihemi vitin tjeter. H.

Motra e tij Gemma, na e konfirmoi edhe njëherë rikthimin e Harrit në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet komentit:

Është Krishtlindjeee.

Ndërsa Harry pati një vit të mrekullueshëm në listat muzikore dhe në financa, romanca e stuhishme e këngëtarit të “Watermelon Sugar” me Wilde dështoi. Aktorët kryesorë të filmit “Don’t Worry Darling” vulosën ndarjen muajin e kaluar, pas gati dy vitesh lidhje, konfirmoi portali “Page Six”.

Një burim i asaj kohe tha:

Nuk ka përfundim të keq midis tyre. Harry nuk e hodhi Olivian, ose anasjelltas. Kjo është lidhja më e gjatë që Harry ka pasur ndonjëherë, kështu që ata kanë pasur një lidhje të veçantë.

Burimi i brendshëm përmendi distancën e gjatë si një nga faktorët kryesorë në vendimin e tyre për t’i dhënë fund romancës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE