Hiqen barrikadat, rihapet Merdara mes Kosovës e Serbisë!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hiqen barrikadat, rihapet Merdara mes Kosovës e Serbisë!

Sipas fjalës së presidentit Vuçiç, për sot dhe nesër pritet heqja e barrikadave nga serbët e lirimi i rrugëve që nga veriu i Kosovës çojnë drejt Serbisë. Merdara është e para pikë e liruar, dy ditë pas bllokimit. Disa prej njerëzve që qëndruan atje u shprehën pjesërisht të kënaqur me marrëveshjen e arritur mbrëmë. Largimin e barrikadës në Merdare e konfirmoi edhe Policia e Kosovës. Në një deklaratë për media, policia njofton:

Rruga e cila ishte bllokuar më 27 dhjetor në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim. Policia njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët se tani pikëkalimi kufitar Merdare është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.

Ndërkohë, në Rudarë nuk shihet ndonjë lëvizje për largimin e barrikadave të vendosura prej 10 dhjetorit. Ato u vunë në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiç, i dyshuar për sulm kundër KQZ-së, më herët gjatë muajit. Një ditë më parë, gjykata i ndryshoi masën e sigurisë, nga paraburgim në “Arrest shtëpie”. Qeveria Kurti kundërshtoi vendimin e Drejtësisë në Kosovë.

Me përjashtim të barrikadave në Merdare që u hoqën, ato të vendosura në rrugët që çojnë në pikat kufitare Kosovë-Serbi në komunat veriore vazhdojnë të qëndrojnë. Më herët gjatë natës u raportua për dy kamionë të djegur në vendin e njohur si “Shkëmbi i Dudës”. Për ngjarjen, Policia e Kosovës tha se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti po hetohet.

I pyetur nga gazetarët për kthimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës, Vuçiç u përgjigj se “heqja e barrikadave nuk ka të bëjë me këtë çështje”. Sipas tij, “Kthimi në institucione kushtëzohet me Marrëveshjen e Brukselit, e cila flet për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”. Paraprakisht, presidenti i Serbisë bëri të ditur se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësohen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE