Hiqen vizat me Kinën, qytetarët shqiptarë mund të qëndrojnë 90 ditë në Kinë

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hiqen vizat me Kinën, qytetarët shqiptarë mund të qëndrojnë 90 ditë në Kinë

Qytetarët shqiptarë, vitin e ardhshëm do të mund të qëndrojnë në Kinë 90 ditë pa patur nevojën e marrjen e një vize si deri më tani.

Mësohet se në mbledhjen e fundit, qeveria ka shqyrtuar në parim marrëveshjen reciproke me Kinën për heqjen e vizave.

Deri më tani, shtetasit kinez për qëllime turistike hynin në Shqipëri e u lejohej të qëndronin pa vize për 90 ditë në 180 ditë. Me këtë marrëveshje diskutuar nga qeveria shqiptare, vendoset reciprociteti nga ku përfitues janë qytetarët shqiptare.

Burime diplomatike sqaruan për Top Channel hapat e mëtejshëm të realizimit të kësaj marrëveshje reciprociteti.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet fillim vitin e ardhshëm nga zyrtarët e autorizuar për këtë qëllim.

Pas nënshkrimit do të bëhet miratimi përfundimtar dhe do të jetë njoftimi që palët do i bëjnë njëra-tjetrës për përfundimin e procedurave të brendshme për hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

Ky njoftim do ti hapë rrugën zbatimit të marrëveshjes, pra që shtetasit shqiptarë të hyjnë pa viza për qëndrim afatshkurtër në Kinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47558 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE