Lirimi i Pantiçit në Kosovë, Drejtësia i përgjigjet kryeministrit Kurti!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lirimi i Pantiçit në Kosovë, Drejtësia i përgjigjet kryeministrit Kurti!

Në reagime të ndara, Këshillat Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës shprehën shqetësim lidhur me “kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për t’u informuar për emrin e gjyqtarit”, i cili vendosi ndryshimin e masës së sigurisë së ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga paraburgim në “Arrest shtëpie”. Gjatë një konference për media, Kurti u shpreh “shumë kureshtar” që të kuptonte se kush prokuror bëri kërkesën dhe kush gjyqtar i procedurës paraprake e miratoi.

KGJK deklaron:

Gjyqtarët janë dhe duhet të jenë të pavarur gjatë ushtrimit të detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, ndërsa tendencat për ndërhyrje janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë fuqishëm. Publikisht e informojmë kryeministrin Kurti se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, personi zyrtar kompetent që ka marr këtë vendim quhet Gjyqtar i Republikës së Kosovës, vendimet e të cilit duhet të respektohen pa i komentuar, pa përjashtim, përfshirë edhe Qeverinë.

Reagimi i KPK-së:

Reagimet e tilla të kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij janë tendencë për ndërhyrje në punët dhe pavarësinë e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Kërkesa e Kurtit, përveç që ndikon në punën e pavarur të prokurorit, mund të nxisë edhe reagime që do mund të rrezikojnë jetën e tij.

Kundër vendimit për Pantiçin u shpreh edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e cilësoi si “aktin më të rëndë që mund t’i bëhej vendit nga institucionet që do të duhej të ishin shembulli më i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues”.

Arrestimi i Pantiçit, nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë e Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Nga sot nis heqja e tyre. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian thanë se janë duke punuar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës.
Uashingtoni dhe Brukseli u bënë thirrje të gjithëve që të marrin veprime të menjëhershme për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE