Shishja me ujë kishte acid, tre të helmuar në një lokal në Shkodër!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shishja me ujë kishte acid, tre të helmuar në një lokal në Shkodër!

Në Shkodër, tre persona përfunduan në spital pasi konsumuan ujë nga një shishe që ka patur acid. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në qendër të qytetit verior dhe në spital u paraqitën, një 41-vjeçare me djalin e saj të mitur, si edhe një kamarier i moshës 30-vjeç.

Njoftimi zyrtar:

41-vjeçarja A. Z., dhe djali i saj i mitur si dhe kamarieri i lokalit M. M., 30 vjeç përfunduan në spital pas konsumit të ujit. Shkak mendohet konsumimi i ujit të kontaminuar. Në shishen e ujit mendohet të ketë patur lëndë djegëse (acid), pasi sipas bluzave të bardha të spitalit rajonal Shkodër, pacientët kishin djegie  në ezofag dhe stomak. Nënë e bir janë dërguar drejt Tiranes për shërbim më të specializuar.

Uji që kanë konsumuar rezulton të jetë nga një shishe e ambalazhuar e një kompanie private. Fillimisht e ka konsumuar djali, pastaj e ëma dhe në fund kamerieri për ta provuar. Hoteli dhe restoranti ku ata janë helmuar ndodhet ne qendër të Shkodrës.

Me udhëzimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër, të mbështetur nga AKU po bëhet bllokimi i subjektit. Do të jenë hetimet ato që do të zbardhin rrethanat e ngjarjes.

Po ashtu, për këtë ngjarje pati një reagim edhe nga Ujësjellësi i Shkodrës:

Ujësjellës Kanalizime Shkodër, në kuadër të transparencës dhe komunikimit me klientët e vet, sqaron opinionin publik lidhur me një lajm që është është shpërndarë minutat e fundit:

Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

UK Shkodër siguron klientët për cilësinë e ujit, monitoruar periodikisht nga specialistë të Drejtorisë së Shendetit Publik Shkodër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE