Si të qëndroni sa më komode me taka natën e Vitit të Ri dhe të mos keni dhimbje të këmbëve!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Si të qëndroni sa më komode me taka natën e Vitit të Ri dhe të mos keni dhimbje të këmbëve!

Me siguri të gjitha ju vajza dhe gra keni planifikuar të vishni taka të larta natën e Vitit të Ri për të festuar me njerëzit e tuaj të zemrës. Sigurisht që do të dukeni shumë bukur dhe me klas por e sigurt që nuk do të ndjeheni aspak komode. Të qëndruarit në këmbë duke kërcyer do të thotë që takat mund të thyhen dhe si rezultat do të keni këmbë të lodhura. Por, çfarë mund të bëni për të siguruar që takat të qëndrojnë gjatë gjithë natës dhe më e rëndësishmja, këmbët tuaja të jenë sa më komode?

Ortopedja Emma McConachie, zbuloi këshillat më të mira se si të shmangni dhimbjet e këmbëve kur vishni taka. Sipas saj duhet shmangur ekspozimi i këmbëve në temperatura të ulëta. Temperaturat më të ftohta nuk do të na pengojnë të vishemi për një natë në qytet, veçanërisht duke pasur parasysh sezonin e festave. Por kur bëhet fjalë për zgjedhjen e këpucëve për këto raste, është mirë të merrni parasysh këpucët me taka të mbyllura apo edhe çizmet me taka.

Rritja e presionit në majat e këmbëve duke veshur këpucë me takë të hollë mund të çojë në mavijosje të dhimbshme të indeve të buta gjë që është shumë më e dhimbshme kur këmbët janë të ftohta. Lartësia ideale e takave është rreth 2 cm. Nuk rekomandohet të vishni taka më të larta se 2 cm pasi një takë më e lartë mund të shkaktojë probleme për këmbët tuaja. Shmangni takat e holla pasi kjo rrit paqëndrueshmërinë dhe këmba juaj do të lëkundet më shumë.

Zhytini këmbët në ujë të ngrohtë. Të gjithë jemi përballur me dhimbjet që vijnë nga një palë këpucë të parehatshme, prandaj është e rëndësishme të gjeni të duhurat. Nëse këmbët tuaja ndjejnë dhimbje në fund të natës, apo edhe të nesërmen në mëngjes, ka një mënyrë për të lehtësuar dhimbjen. Emma rekomandon një banjë të shpejtë këmbësh me ujë të kripur.

Rikujtojmë, se viti 2022 ka qenë një vit i pazakontë përsa i përket zgjedhjes së këpucëve. Nga çizmet Ugg dhe “Crocs”, tek këpucët e baletit të markës “Margiela”, “Nike X Martine Rose” etj 12 muajt e fundit kanë ofruar një rrjedhë të vazhdueshme të tendencave të këpucëve të cilat herë janë pëlqyer e herë jo. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE