TRAGJIKE/ 58-vjeçarja vdes gjatë takimit me kryetaren e kësaj bashkie, gazetarja e njohur zbardh detajet dhe shkakun e rëndë

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
TRAGJIKE/ 58-vjeçarja vdes gjatë takimit me kryetaren e kësaj bashkie, gazetarja e njohur zbardh detajet dhe shkakun e rëndë

Një 58-vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë këtë të enjte në ambientet e Bashkisë së Lushnjes. Gazetarja Anila Sefa raporton se gruaja, e identifikuar si Shpresa Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike. Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së ndihmës sociale.

Sipas burimeve të gazetares, viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë. Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, gazetarja thotë se gruaja kishte ndërruar jetë në vend. Pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurori, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 58-vjeçares.

TRAGJIKE/ 58-vjeçarja vdes gjatë takimit me kryetaren e kësaj

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47880 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE