‘Varfërohen’ gjigantët amerikanë të teknologjisë!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Varfërohen’ gjigantët amerikanë të teknologjisë!

Gjigantët amerikanë të teknologjisë janë varfëruar përgjatë vitit 2022. Llogaritë i ka bërë “Washington Post”, që raporton se humbjet shkojnë deri në 433 miliardë dollarë. Humbësi më i madh është Elon Musk, me vlerën e kompanisë Tesla në bursa që ra me 132 miliardë dollarë. I dyti në listë qëndron themeluesi i Amazon, Jef Bezos. Humbja e tij llogaritet në 84 miliardë dollarë, me titujt e kompanisë së tij që humbën gjysmën e vlerës në bursa.

Edhe themeluesi i Facebook, Mark Zukerberg, ka humbur 80 miliardë dollarë. Më të varfër janë bërë edhe dy themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergej Brin, të cilëve u janë “zhdukur” thuajse 88 miliardë dollarë. Humbje ka pësuar dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili numëron 28 miliardë dollarë më pak nga “xhepi” i tij.

Aksionet e Apple dhe Tesla kanë rënë për shkak të shqetësimeve në rritje për vonesat në linjat e tyre të prodhimit në Kinë. Aksionet e Apple arritën pikën e tyre më të ulët që nga qershori 2021. Aksionet e Tesla kanë rënë me 73% nga niveli rekord në nëntor të vitit 2021. Kompanitë e kanë pasur të vështirë të vazhdojnë prodhimin në Kinë për shkak të kufizimeve të COVID-19 dhe javëve të bllokimeve. Tani ata po përballen me një krizë të personelit ndërsa Kina lufton me një valë COVID pas heqjes së kufizimeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47790 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE