COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 30 qytetarë të infektuar dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit!

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 30 qytetarë të infektuar dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 në vendin tonë për 24 orët e fundit ku pas 470 testimeve kanë rezultuar 30 qytetarë të infektuar me Covid19 ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jetë gjatë këtij harku kohor.

Bëhet me dije se aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,975 që nga fillimi i epidemi.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 470 testime, 30 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

30 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 470 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 30 qytetarë, në Bashkitë:

8 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Durrës, Dibër, Berat, Dimal.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 470

Testime totale 2,019,544
Raste pozitive 332,768
Raste të shëruara 328,975
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Fier 20
Vlorë 12
Gjirokastër 8
Kukës. 3
Durrës. 2
Berat. 2
Shkodër 2
Dibër. 2
Lezhë. 1
Elbasan. 1

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47632 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE