Ekspertët këshillojnë masat që duhet të merrni para se të ‘dyndeni’ në alkool natën e ndërrimit të viteve!

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekspertët këshillojnë masat që duhet të merrni para se të ‘dyndeni’ në alkool natën e ndërrimit të viteve!

Askush nuk dëshiron që të shtojë peshë gjatë festave. Gjatë festave të fundvitit është e vështirë të shmangni pirjen e alkoolit, gjë që rrit rrezikun për të përjetuar një dhimbje koke ditën e nesërme por ju shton edhe kilogramë ndër të tjera. Dhimbja e fortë e kokës, lodhja, të përzierat dhe dehidratimi janë disa nga efektet anësore që na kujtojnë se e kemi tepruar një natë më parë. Sipas mjekes Anita Raja nga Birmingham, dhimbja e kokës është e pakëndshme dhe mund t’ju sjellë marramendje, vjellje, lodhje dhe dehidrim.

Fajtori kryesor për këto simptoma është alkooli i cili shndërrohet në trupin tonë në një kimikat të quajtur “acetaldehid”. Sipas ekspertes, janë dy gabime kryesore që njerëzit bëjnë para se të pinë alkool. E para është se ata pinë me stomakun bosh dhe e dyta është se nuk pinë mjaftueshëm ujë.

Asnjëherë mos dilni për të pirë me stomakun bosh. Është e rëndësishme të hani diçka të lehtë përpara se të dilni jashtë, por jo pikante, pasi mund të dëmtojë më tej mukozën e stomakut. Hani kos përpara se të pini alkool, i cili është një “investim” i shkëlqyer për stomakun. Pini shumë ujë para dhe gjatë konsumimit të alkoolit.

Ekspertët na nxisin të pimë 6-8 gota ujë në ditë, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për të mos u ndjerë të dehidratuar ditën tjetër. Ndërkaq, psikiatri Hall Trent i cili punon në Universitetin e Ohajos, sugjeron që për të qëndruar pa alkool gjatë festave duhet të përqendroheni në arsyen pse është e rëndësishme për ju. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47762 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE