Fustanet më elegantë që mund të vishni natën e ndërrimit të viteve!

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fustanet më elegantë që mund të vishni natën e ndërrimit të viteve!

Sido që të jeni duke e kaluar natën e Vitit të Ri, këtë vit ka vetëm një kod veshjeje, fustanet me shumë shkëlqim. Kur nuk keni kohë të mjaftueshme për të zgjedhur fustanin, e çfarë mund të jetë një zgjidhje më e shpejtë se një fustan më temina më shkëlqim të cilin në këtë periudhë mund ta gjeni në çdo dyqan?

Nëse nuk keni asgjë të këndshme për të veshur natën e ndërrimit të viteve në garderobën tuaj, mos u shqetësoni sepse ne e kemi zgjidhjen për ju. Moda e fustaneve me shkëlqim ka ardhur në rritje me hapa mjaft të mëdhenj gjatë dekadës së fundit, me markat e njohura “Sainsbury’s Tu”, “George” në “Asda” dhe “Tesco’s F&F”.

Truku është të kërkoni që të kërkoni për një fustan i cili ka një material cilësor dhe njëkohësisht është edhe i bukur dhe mund të vishet përsëri. Kjo nuk do të thotë t’i përmbaheni ngjyrës klasike të së zezës së thjeshtë. Ne ju sugjerojmë të eksperimenton me ngjyrat këtë fundvit. Fustanet metalikë, me temina dhe ngjyrat e theksuara janë të duhurat që stilistët e modës rekomandojnë, të  kombinuara më një palë këpucë dhe një çantë me po aq klas sa fustani juaj me shkëlqim. Një sugjerim nga portali “DailyMail” janë kryesisht fustanet e shkurtër.

Vetëm shikojeni se sa i mrekullueshëm duket fustani i shkurtër i markës “F&F” me teminat e argjendta. Kombinojeni atë me një palë pantofla prej kadifeje për t’i shtuar më shumë stil dhe komoditet pamjes tuaj atë natë. Nëse po planifikoni një darkë ‘shik’, ne ju sugjerojmë fustanin e markës “George” në ngjyrë rozë të theksuar Asda-s me të cilin do të ngjani mjaft elegtante dhe ‘in’ kur të shkoni në pistën e vallëzimit.

Nëse do të festoni me një vend të zhurshmëm në ambientet e jashtme, vishni një palë çizme deri tek kyçi i këmbës, për një pamje më ‘casual’. Nëse jeni adhuruese të takave të larta, ndiqni këshillat e ortopedes për një qëndrim sa më komod. Sugjerimi i fundit për adhuruesit e klasikes është fustani me mëngë zile nga marka “Nutmeg”, i cili ka një nuancë shkëlqimi që mund të përforcohet me shumë me një palë bizhuteri argjendi ose një buzëkuq të theksuar. Pavarësisht gjithçkaje që do të zgjidhni, sigurohuni të kaloni një Vit të Ri të hareshëm.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE