Itali, nafta më lirë se në Shqipëri/ Meloni rikthen akcizën që u hoq gjatë muajve të krizës!

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Itali, nafta më lirë se në Shqipëri/ Meloni rikthen akcizën që u hoq gjatë muajve të krizës!

Italianët po e blejnë sot naftën rreth 100 lekë të vjetra më lirë se shqiptarët.

Një litër naftë sot në Itali po tregtohet me 1,68 euro, baraz me 1900 lekë të vjetra për litër.

Ndërsa sot në Shqipëri një litër naftë po shitet për 1990 lekë litri. Por këto çmime të karburanteve në Itali do të jenë në fuqi edhe për pak orë, pasi qeveria e Giorgia Melonit ka vendosur të riktheje akcizën nga data 1 janar 2023.

Akciza në Itali u hoq prej muajit mars për shkak të luftës në Ukrainë që shkaktoi rritje të madhe të çmimit të karburanteve në bursa.

Akciza në Itali është 30 centezimi për litër dhe me rikthimin e kësaj takse italianët do e paguajnë naftën 1,92 euro rreth 2200 lekë për litër.

Karburantet në Itali u tregtuan pa akcizë prej 22 marsit deri në fund të nëntorit dhe i kushtuan buxhetit të shtetit italian 7, 3 miliardë euro para këto që shkuan në xhepat e italianëve dhe ndihmuan në qëndrueshmërinë e ekonomisë gjatë kësaj periudhe.

Në fund të nëntorit qeveria Meloni e reduktoi akcizën në 18 centezimi. Ndërkohë një tjetër tarifë që pritet të rritet nga fillimi i 2023 është pagesa në autostrada. Por kundër shtrenjtimit të naftës dhe benzinës janë rreshtuar shoqatat e konsumatorëve.

Sipas përllogaritjeve të shoqatës së konsumatorëve italianë, rritja e çmimit të karburanteve do ndikojë edhe në rritjen e inflacionit në masën 0.4 përqind, për shkak të transportit të mallrave përmes transportit rrugor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45418 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE