Joe Biden po mendon për një rikandidim të mundshëm, por a e pengon mosha?

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Joe Biden po mendon për një rikandidim të mundshëm, por a e pengon mosha?

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se do të shfrytëzojë kohën gjatë festave për të diskutuar me anëtarët e familjes nëse do të kërkojë rizgjedhjen në vitin 2024. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe Partisë Demokrate thonë se është pothuajse e sigurt që Biden do të kandidojë përsëri. Por a do ta sigurojë ai emërimin e partisë së tij?

Një vend ideal për të eksploruar këtë pyetje është Qarku Princ Xhorxh në shtetin e Merilendit, ku Biden mori 89% mbështetje, përqindja e tij më e lartë në zgjedhjet e 2020-ës. Vetëm rreth një e katërta e 400 mijë personave me të drejtë vote në kontenë Princ Xhorxh zakonisht hedhin votat në zgjedhjet e rëndësishme. Pavarësisht nga pjesëmarrja, rezultati është i parashikueshëm. Demokratët e kanë pothuajse të siguruar fitoren në qarkun më të madh me shumicë afro-amerikane në Shtetet e Bashkuara.

Ekzekutivi i qarkut, 11 anëtarët e këshillit të tij, sherifi, nëpunësi i gjykatës dhe 24 ligjvënës nga qarku që mbajnë postin në asamblenë e përgjithshme të shtetit janë të gjithë demokratë.

Çështja e moshës

Ajo që ka rëndësi për shumë votues të të dyja partive është se Biden-i, tashmë presidenti më i moshuar i SHBA-ve do të jetë 86 vjeç në fund të një mandati të dytë. Por, në qarkun ku ai kryesoi garën, a do të ishte në gjendje të mposhtte të gjithë sfiduesit e zgjedhjeve paraprake në vitin 2024?

Presidentët aktualë që kërkojnë një mandat të dytë rrallëherë përballen me sfida serioze brenda partisë, por mosha e Biden-it mund ta ndryshojë këtë prirje. Gavin Newsom, guvernatori 55-vjeçar i Kalifornisë, ndoshta mund të tërheqë më shumë demokratët e qarkut të Princit Xhorxh se Biden-i.

Nëse Biden nuk kandidon për t’u rizgjedhur ose detyrohet të dalë jashtë garës për shkak të një çështjeje shëndetësore, Newsom shihet si një kandidat kryesor, së bashku me zv.presidenten Kamala Harris, e cila është 58 vjeçe; senatorin Bernie Sanders, 81 vjeç dhe Sekretarin e Transportit, Pete Buttigieg, një 40-vjeçar relativisht i ri. Të tre ishin pretendentë në zgjedhjet paraprake demokrate në vitin 2020.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48440 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE