Ekskluzivisht për TAR/ Arbana Osmani tregon se si ka qenë viti 2022 për të!

vovalbania December 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzivisht për TAR/ Arbana Osmani tregon se si ka qenë viti 2022 për të!

Jemi në ditën e fundit të vitit 2022 dhe nuk kishte si të quhej e plotë pa maratonën e 100 këngëve më mira të vitit. Të ftuar të shumtë dhe muzika më e mirë. Në një lidhje telefonike për Top Albania Radio ka qenë moderatorja Arbana Osmani, për të na treguar më shumë se si ka qenë ky vit për të dhe për të dhënë një urim për të gjithë shqiptarët.

Si ka nisur kjo ditë për Arbanën?

Jam zgjuar herët. Jam në Top Channel shumë pranë shtëpisë së “Big Brother”. Jam duke biseduar me stafin lidhur me aktivitet që do kemi në fundvit. 

Çfarë plani ka moderatorja për natën e ndërrimit të viteve?

Unë do rri në shtëpi me fëmijët dhe me Edin, me familjen tonë të madhe tani. Do gatuaj pulën tradicionale me pilaf, jo me përshesh. Do hamë darkën, do rrimë me fëmijët dhe do hapim dhuratat. Asgjë speciale, por shumë speciale për ne.

Si ka qenë ky vit për të?

Ka qenë i vrullshëm. Më i vrullshmi i jetës sime. Nuk ka pasur pushim. Ka nisur me nje lajm surprizë, që nuk e prisnim fare, që ishte lajmi i shtatzënisë. Pastaj ka qenë “Big Brother”, finalja. Me ardhjen e Zoit u komplikuan pak gjërat, por ia dolëm.  

Arbana ka dhënë dhe një urim për të gjithë shqiptarët:

Për gjithë shqiptarët uroj që të kenë sa më shumë shendet, fat, liri për të shprehur e për të reaguar. Sa më shumë momente të lumtura me personat e dashur. Shëndet e begati. Dhe i jam shumë mirënjohëse të gjithëve për të gjithë mbështetjen dhe përkrahjen e treguar. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47790 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE