Fluks i lartë në Morinë, qytetarët kthehen për të kaluar festat me familjarët

vovalbania December 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fluks i lartë në Morinë, qytetarët kthehen për të kaluar festat me familjarët

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës edhe sot ka fluks të lartë lëvizjeje, si nga Shqiperia drejt Kosoves por edhe anasjelltas.

Një pjesë e qytetarëve janë emigrantë, të cilët kthehen për festat e fundvitit në Kosovë, por edhe qytetarë të shumtë që kanë zgjedhur për të kaluar Vitin e Ri prane miqve dhe të afërmëve në Shqipëri.

Ndërkohë, Policia Kufitare bëri të ditur se në 24 orët e fundit rreth 10 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës ndërsa kanë dalë nga Shqipëria 9300 persona. Në rastet e fluksit është operuar me kalimet pa kontrolle sipas marreveshjes dypalëshe në data festash zyrtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE