Këngëtarja Nilsa Hysi tregon për TAR se si e kalon mbrëmjen e Vitit të Ri!

vovalbania December 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtarja Nilsa Hysi tregon për TAR se si e kalon mbrëmjen e Vitit të Ri!

“Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” sjell një atmosferë të ngrohtë festive me urimet më të veçanta të artistëve tuaj të preferuar dhe figurave më të njohura publike, të cilat janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë. Një urim special vjen edhe nga artisja Nilsa Hysi, të cilën padyshim e keni parë edhe në Tik-Tok. Ajo na shpalos më shumë detaje rreth darkës së saj familjare sot.

Si po të gjen mbrëmja e këtij fundiviti?

Përshëndetje të gjithëve! Ne e kemi marrë me shumë qetësi këtë mbrëmjen, akoma si kemi filluar përgatitjet! Vitin e Ri do ta kaloj me familjen dhe shumë qetë. Kështu ka qenë përgjithësisht, sepse më pëlqen ta marr shtruar.

Si ka qenë viti 2022 për ty?

Shumë i mirë do thoja, sigurisht ka pasur përpjekje të shumta dhe vështirësitë e veta, por kur vjen fundi i vitit them nuk ka qenë aq i vështirë.

Cili ka qenë momenti më i mirë?

Ky vit ka qenë i arrirë për mua, sepse kam bërë dy projekte që kisha kohë që i shtyja dhe i publikova këtë vit dhe ishte goxha arritje dhe moment i kënaqshëm.

A je person që bën një listë në mendje me qëllimet e vitit 2023?

Gjithmonë përpiqem që në fund të vitit të bëj qëllimet për vitin e ardhshëm. Sisurisht që jo të gjitha i plotësoj, por të paktën të arrijmë ato më kryesoret. Gëzuar!

 

 

 

 

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48412 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE