Maratonës së 100 këngëve më të mira të vitit i erdhi fundi, ja kush kryeson listën!

vovalbania December 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Maratonës së 100 këngëve më të mira të vitit i erdhi fundi, ja kush kryeson listën!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit u rikthye edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2022.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2022, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit ishte shpërthyese. Kaluam së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Këto ishin orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas.

Lista e Top 100 këngëve më të dëgjuara për këtë vit ka qenë një miks i madh i rrymave të ndryshme muzikore dhe artistëve që i kanë sjellur ato. Një ndërthurje e atyre shqiptarë dhe të huaj do të ishte realizimi perfekt edhe për këtë vit, por si kënga më e dëgjuar është zgjedhur Harry Styles me projektin e tij “As It Was”.

Bashkëpunimet shqiptare gjithmonë janë të suksesshme dhe këtë e ka aprovuar edhe njëherë bashkëpunimi midis Elvana Gjatës dhe Dhurata Dorës, ku dy artistët zgjodhën të vinin së bashku me projektin “Gajde”. Përveç këtij bashkëpunimi, dy këngëtaret kanë arritur të jenë pjesë edhe me projektet e tyre solo në renditje.

Capital T, Alban Skënderaj, Elgit Doda, Lyrical Son janë disa artistë të tjerë që janë pjesë e Top 100 këtë vit, por së bashku me to janë edhe disa artistë të huaj si Beyonce, Coldplay, Måneskin ose Lil Nas X. Hitet si “Star Walkin’”, “Tdu”, “Copa Copa”, “Crazy What Love Can Do” nuk kishin si të mungoni, pasi kanë qenë pjesë e pandashme e radios për këtë vit. Shijojini të gjitha projektet… me një gotë verë para, thjesht perfekte…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE