Fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” shpallet Sara Hoxha!

vovalbania January 02, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Performancat e finalistëve të “Dancing With The Stars” ishin qershia mbi tortë e këtij edicioni!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Ethet e finales ishin shumë të forta, të gjithë ishim kuriozë të zbulonim se kush do të ishte çifti i cili do të fitonte kupën dhe çmimin e madh. Para se të fillonte sfida e finalistëve ata dhanë disa arsye se pse duhej që ata të ishin sonte fituesit e këtij super spektakli. Më pas ata dhuruan një spektakël të vërtetë me tre performanca të ndryshme, ku në fillim ishte kërcimi i javës së tyre të parë në këtë super spektakël, më pas ishte një freestyle i zgjedhur nga vetë finalistët, ndërsa në fund ishte zgjedhur një tjetër kërcim që normalisht i shkon për shtat shpirtit të tyre të fitores dhe nuk duhet mohuar që shkëlqyen me plot kuptimin e fjalës. Normalisht që ky rrugëtim i bukur do të mbahet mend gjatë për të gjithë konkurrentë njësoj.

Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha.

Kam shumë emocione, nuk më besohet. Kam përgatitur diçka. Si fillim dua të falenderoj produksionin për ftesën, Esdalinin dhe Olën, dua të falenderoj të gjithë konkurrentët, të gjithë familjen Hoxha dhe Vula, falenderoj Luixhinon dhe sigurisht Poin e vogël.

Një spektakël që ka ‘mbërthyer’ para ekranit mijëra shqiptarë, ka dhuruar emocione të pafundme, një show ku të gjithë kanë qarë dhe kanë qeshur në momentet më unike dhe që do të mbahen mend për shumë gjatë. Nuk duhet të harrojmë edhe arritjen e tij më madhe pikërisht lidhur me rrjetin social Instagram, duket se suksesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Në revistën më të madhe të programeve audiovizive në botë, World Screen Social, Wit List renditet në vend të tretë për muajin tetor. Duke analizuar shfaqjet që nisën transmetimin në muajin tetor dhe ecurinë e tyre në rrjetin social “Instagram”, Wit List rendit në vend të parë “Gran Hermano” (Big Brother) në Argjentinë, në vend të dytë “Star Academy” në Francë dhe në vend të tretë “Dancing With the Stars” në Shqipëri.

“Dancing With The Stars” u shfaq premierë në Top Channel në 7 tetor. Versioni më i fundit i formatit hit në të cilin personazhet e famshëm vendas u bashkuan me profesionistët e kërcimit në një betejë kërcimi për të vendosur se cili çift do të dalë kampion. “Dancing With The Stars” u moderua nga Bora Zemani, ndërkohë që Eno Popi ishte në Gold Room.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48373 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE