Zhaklina Gjolla largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP” duke përfunduar kështu aventurën e saj!

vovalbania January 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zhaklina Gjolla largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP” duke përfunduar kështu aventurën e saj!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor.

Personazhe mjaft të njohur dhe të suksesshëm, dinamikat e shumta, debate dhe të qeshura, të gjitha po i hasim në këtë edicion. Megjithatë, nuk mungojnë as të papriturat.

Së fundmi është bërë e ditur se Zhaklina Gjolla nuk është më banore e shtëpisë së “Big Brother Albania VIP 2”. Natën e djeshme, moderatorja kërkoi të largohet nga gara, ndërsa gjithçka iu komunikua pjesës tjetër me zarfin e kuq të lexuar nga Amosi. Në të thuhej:

Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëve suksese.

Rikujtojmë se, edhe këtë vit mbrëmja e Vitit të Ri i gjeti banorët të ‘izoluar’ në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke festuar larg njerëzve të tyre të dashur. Gjatë kësaj mbrëmjeje banorët improvizuan lojëra gatimi, organizuan vallëzime, imitime personazhesh dhe vunë në skenë Kuazimodon dhe Esmeraldën. Gjatë kësaj nate nuk munguan lotët dhe emocionet, pasi disa nga banorëve iu treguan edhe kartolinat e prindërve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47811 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE