“Nëse po të rrej…’, çfarë po paralajmëron Dafina Zeqiri?

vovalbania January 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nëse po të rrej…’, çfarë po paralajmëron Dafina Zeqiri?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Ka vetëm disa ditë që kur Dafina ka publikuar këngën e saj të fundit, një bashkëpunim me këngëtaren Kida, e cila titullohet “Ai me mu so”. Epo mesa duket këngëtarja nuk do të bëj aspak pushim, pasi mesa duket shumë shpejt do të publikoj projektin e ri muzikor. Këtë na e ka bërë me dije me postimin e fundit, ku krahas fotos ka shkruar disa rreshta nga teksti i këngës së re.

Së fundmi Dafina ka marrë vëmendjen e të gjithëve me urimin e saj të Krishtlindjes për të gjithë ndjekësit e saj. Kjo gjë ka ndodhur, pasi bukuroshja ka vendosur që ta bëj këtë urim me disa foto mjaft provokuese të saj, të cilat janë nga videoklipi i këngës së saj të re, bashkëpunimin me Kidën, i cili titullohet “Ai me mu so”. Dafina duket mjaft tërheqëse, por ndjekësit e kanë quajtur mjaft ekstravagante për të bërë një urim për Krishtlindje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47392 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE