“Na detyruan të xhironim skena nudo…”/Aktorët e njohur të “Romeo and Juliet” padisin prodhuesit e filmit!

vovalbania January 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Na detyruan të xhironim skena nudo…”/Aktorët e njohur të “Romeo and Juliet” padisin prodhuesit e filmit!

Aktorët protagonistë të filmit “Romeo and Juliet” me regji të Franco Zeffirelli-t, të shfaqur në vitin 1968, kanë paditur kompaninë prodhuese të filmit për shkak se i ka detyruar të xhirojnë skena erotike ndërkohë që ishin vetëm 15 dhe 16 vjeç. Olivia Hussey, sot 71 vjeçe dhe Leonard Whiting, 72, paditën “Paramount Pictures” në një gjykatë në Santa Monika të Kalifornisë, duke i akuzuar për ngacmim seksual, mashtrim, abuzim seksual dhe shkaktim stresi emocional me qëllim.

Hussey dhe Whiting, të dy britanikë, thonë se Zeffirelli u kishte thënë se nuk do të kishte skena në film ku të dy do të shfaqeshin lakuriq. Por në ditën e fundit të xhirimeve ai u kishte thënë se filmi do të dështonte nëse nuk do të shfaqeshin nudo në një skenë. Menaxheri i dy aktorëve, Tony Marinozzi, përmes një deklarate për mediat tha:

Ajo që iu tha ishte ndryshe nga ajo që bënë. Ata ishin 16 vjeç dhe i besuan Franco-s. Ai ishte mik i tyre dhe nuk kishin çfarë të bënin.

Në padi thuhet se të dy të miturit u filmuan teksa ishin nudo pa dijeninë e tyre dhe në total kërkojnë një dëmshpërblim prej 500 milionë dollarësh. Filmi u shfaq në kinema për herë të parë në vitin 1968 dhe Zeffirelli u fut atë vit në kandidatët për çmimet Oscar në kategorinë e regjisorit më të mirë. Ai vdiq në vitin 2019 kur ishte 96 vjeç.

Olivia Hussey vijoi karrierën e saj si aktore dhe madje punoi sërish me Zeffirelli-n duke luajtur rolin e Maries në filmin me seri “Jezusi i Nazaretit” të shfaqur për herë të parë në vitin 1977. Në një intervistë të vitit 2018, ajo kishte pranuar se i kishte pëlqyer shumë roli i Zhulietës. Edhe Leonard Whiting vijoi karrierën si aktor dhe këngëtar në Britaninë e Madhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE