Sondazhi i TAR/ Shqiptarët votuan për eliminimin e Arianës nga ‘BBV’!

vovalbania January 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/ Shqiptarët votuan për eliminimin e Arianës nga ‘BBV’!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor dhe padyshim ka një vëmendje shumë të madhe nga publiku.

Banorët tanimë janë pjesë e rutinës tonë ditore dhe kurioziteti për ta është i madh. Kush do të nominohet? Kush do të largohet nga shtëpia? Kush debaton apo pëlqehet me kë e të gjitha këto. Në Sondazhin e TAR, pyetja që iu drejtua ndjekësve ishte se cili prej banorëve të nominuar mendonin se do të largohej përfundimisht nga shtëpia dhe përqindjen më të madhe të votave e kishte pikërisht Ariana e cila la dje shëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ariana – 45%, Efi dhe Mikela – 23%, Gent Hazizi – 19%, Armaldo Kllogjeri – 14%

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47685 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE