Do mbetet thjesht një ëndërr, ky shtet i ndalon të huajt jorezidentë që të blejnë shtëpi!

vovalbania January 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do mbetet thjesht një ëndërr, ky shtet i ndalon të huajt jorezidentë që të blejnë shtëpi!

Kanadaja do t’i ndalojë të huajt jorezidentë që të blejnë shtëpi për dy vitet e ardhshme. Ky është një nga premtimet elektorale të Trudeau në fushatën zgjedhore të 2019 dhe tani 4 vjet më vonë, është në fuqi. Objektivi i ligjit të ri është të kontrollojë rritjen e çmimeve që ka pësuar tregu i banesave që nga pandemia. Qeveria kanadeze beson se kjo rritje e çmimeve të banesave vjen nga blerës të huaj, të cilët blenë prona të shumta si investime.

Rregulli i ri u miratua nga Parlamenti në qershor. Pavarësisht moslejimit të blerjes për të huajt, ajo u lejohet refugjatëve, studentëve ndërkombëtarë dhe banorëve të përhershëm në Kanada, të cilët do ta përdorin pronën si vendbanimin e tyre kryesor. Përveç kësaj, ata që nuk respektojnë ligjin e ri do të përballen me gjoba deri në 10 000 euro dhe detyrimin për të shitur pronën.

Partia Liberale e Kryeministrit Trudeau ka shpjeguar se, në tregun kanadez të pasurive të paluajtshme, ka pasur operacione të shumta spekulimesh në duart e korporatave dhe investitorëve të huaj, të cilat kanë gjeneruar mungesë strehimi dhe se ai që është në dispozicion, është me çmime të larta.

Nga faqja e vetë partisë ata kanë shpjeguar se shtëpitë kanadeze po tërheqin spekulatorë, korporata të pasura dhe investitorë të huaj dhe kanë denoncuar se shtëpitë nuk janë për investitorët, por për njerëzit. Në prill, qeveria kanadeze prezantoi projektin e saj buxhetor për vitin fiskal 2022-2023, i cili fokusohet në uljen e deficitit dhe uljen e kostos së banesave në vend. Jo pak kanë vendosur të shpërngulen në Kanada për të pasur rrogën që kanë ëndërruar gjithmonë. Të ardhurat mesatare mujore janë 3143 euro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE