Më i nxehti që prej 1900, Franca shënon rekord temperaturash!

vovalbania January 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më i nxehti që prej 1900, Franca shënon rekord temperaturash!

Në vitin 2022 temperatura mesatare në Francë ishte 14.5°C dhe ishte më e larta që nga viti 1900, pasi Shërbimi Meteorologjik Francez ka regjistruar temperatura mesatare. Sipas shërbimit meteorologjik të vendit, Franca përjetoi tre valë të nxehti në vitin 2022, ku vera ishte e dyta më e nxehtë pas vitit 2003.

Shumë rekorde temperaturash u thyen, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, ku në shumë qytete termometri në disa ditë tejkaloi 40°C dhe 57.2°C . Viti 2022 është gjithashtu i dyti më i thati i regjistruar ndonjëherë në Francë, pothuajse i barabartë me vitin 1989. Deficiti i reshjeve arriti mesatarisht në 25% krahasuar me reshjet e periudhës 1991-2020.

2023-shi parashikohet të jetë një nga vitet më të nxehta në histori, në mos më i nxehti sipas ekspertëve britanikë të meteorologjisë. Sinoptikanët në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se ky do të jetë viti i 10-të radhazi në të cilin temperaturat globale do të qëndrojnë të paktën 1 grade celsius mbi nivelet para-industriale të periudhës 1850-1900.

Aktualisht, rekordin e nxehtësisë e mban 2016-ta, viti kur një model klimatik  i “El Ninjos” në Paqësor, i ngriti temperaturat përtej paralajmërimeve të trendeve te ngrohjes globale. 2023-shi tani llogaritet të jetë rreth 1.2 gradë Celsius mbi atë që ishte përpara se aktiviteti njerëzor të fillonte të nxiste ndryshimet klimatike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE