Miley Cyrus e nis vitin me surpriza, zbulohet se kur do të publikohet albumi i radhës i këngëtares!

vovalbania January 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miley Cyrus e nis vitin me surpriza, zbulohet se kur do të publikohet albumi i radhës i këngëtares!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka paralajmëruar albumin e saj të ardhshëm të titulluar “Endless Summer Vacation”, i cili do të publikohet këtë pranverë. Në materialet e reja muzikore, këngëtarja ka bashkëpunuar me producentë, si Kid Harpoon, Greg Kurstin, Mike WiLL Made It e Tyler Johnson.

ENDLESS SUMMER VACATION. THE ALBUM. MARCH 10. pic.twitter.com/beRPBqtTeh

— Miley Cyrus (@MileyCyrus) January 5, 2023

Miley ndërsa paralajmëroi këngën e re “Flowers” paralajmëroi edhe albumin e radhës. Këngëtarja ndau gjithashtu një postim, të cilin e përshkroi në një deklaratë për shtyp si “një letër dashurie për LA”. “Endless Summer Vacation” do të publikohet me 10 mars. Albumi i fundit nga këngëtarja, “Plastic Hearts”, u publikua në vitin 2020. Albumi i ri është në dispozicion për t’u porositur paraprakisht në variante ekskluzive online në dyqanin zyrtar të këngëtares.

Së fundmi, Cyrus u përball me një padi për të drejtën e autorit pasi postoi një imazh të saj në mediat sociale, të shkrepur nga i njëjti paparac që paditi Dua Lipa-n për të njëjtën gjë muajin e kaluar. Në një ankesë të depozituar së fundmi në gjykatën federale të Los Anxhelosit, fotografi Robert Barbara pretendoi se Cyrus ripostoi imazhin e tij të vitit 2020, një foto e saj teksa dilte nga një ndërtesë pa asnjë lloj leje për ta bërë këtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45416 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE