Renditet në vendin e parë në listën e dietave më të mira, zbulojeni…

vovalbania January 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Renditet në vendin e parë në listën e dietave më të mira, zbulojeni…

Sipas vlerësimeve të ‘U.S News & World Report’ për të pestin vit radhazi, dieta mesdhetare u rendit në vendin e parë në listën e dietave më të mira. Në vendin e dytë u rendit dieta DASH, e cila lidhet me kujdesin për të ndaluar hipertensionin dhe dieta Flexitarian, e cila inkurajon të qenit vegjetarian në shumicën e kohës, por është fleksibël për të lejuar një hamburger herë pas here.

Studime të shumta kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit. Dieta mesdhetare është më shumë një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë. Kjo dietë përmban gatime të thjeshta, me bazë bimore, me fruta dhe perime, drithëra, fasule dhe fara. Element i rëndësishëm është vaji i ullirit ekstra i virgjër. Yndyrnat e tjera përveç vajit të ullirit, si gjalpi, konsumohen rrallë.

Mishi i kuq përdoret me masë, zakonisht vetëm për të shijuar një pjatë. Ngrënia e peshkut të shëndetshëm, i cili është i pasur me acide yndyrore omega 3, inkurajohet, ndërsa vezët, qumështi dhe shpendët hahen në porcione shumë më të vogla sesa në dietën tradicionale perëndimore. Dieta mesdhetare dallon gjithashtu edhe për elementë të rëndësishëm si ngrënia e vakteve me miqtë dhe familjen.

Ekziston një korrelacion midis ngjyrave të ndryshme të perimeve dhe përfitimeve shëndetësore që ato ofrojnë. Perimet e kuqe janë të njohura për vetitë e tyre antioksiduese, ato jeshile janë të famshme për të ndihmuar në shëndetin e mirë të syve e ndërsa perimet e verdha shpesh konsiderohen si një burim i mirë i proteinave. Por si duhet t’i hamë të gjitha këto ushqime për të maksimizuar përfitimet e tyre ushqyese? Regjimi ushqimor që përqendrohet tek frutat, perimet, drithërat dhe proteinat mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut për disa sëmundje kronike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE