Ylli i “The Real Housewives of Solt Lake City” Jen Shah dënohet me 7 vite burg për mashtrim!

vovalbania January 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i “The Real Housewives of Solt Lake City” Jen Shah dënohet me 7 vite burg për mashtrim!

Ylli i “The Real Housewives of Solt Lake City” Jen Shah është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg për mashtrim. Shahu do të vuaj gjithashtu edhe 5 vjet lirim të mbikëqyrur. Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se ka qenë një prej faktorëve kryesorë të një skeme të gjerë mashtrimi, që ka përfshirë edhe Kosovën.

Shah pranoi të paguante dëmshpërblim për të gjitha ‘viktimat’ e mashtrimit dhe tha se fitimet nga mallrat me etiketën “Free Jen Shah” që ajo po shiste nëpërmjet një shitësi të palës së tretë do t’u paguheshin viktimave të dëmtuar nga gabimet e saj. 49 vjeçarja u deklarua fajtore në korrik në lidhje me një skemë telemarketing, në të cilën ajo dyshohet se mashtroi mijëra njerëz, duke synuar kryesisht të moshuarit.

Dënimi i Jen fillimisht ishte menduar të bëhej më 18 nëntor 2022, por ai u zhvendos në 15 dhjetor 2022, për shkak të një “konflikti planifikimi nga ana e disa anëtarëve të ekipit qeveritar”. Jen është planifikuar të dorëzohet në burg më 17 shkurt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47632 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE