Bëhuni gati! Vjen dimri i vërtetë në Shqipëri, rikthehet bora, temperaturat shkojnë në…(FOTO)

vovalbania January 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bëhuni gati! Vjen dimri i vërtetë në Shqipëri, rikthehet bora, temperaturat shkojnë në…(FOTO)

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorolorgjike edhe pse nuk do të mugnojnë ditët apo orët me diell.

Për ditën e Hënë moti nis i kthjellët dhe shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga orët e mesditës.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.

Po ashtu edhe dita e Martë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në relievet malore përsëri reshje dëbore.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot të kthjellët e vranësira kalimtare.

Reshjet e shiut rikthehen përsëri ditën e Enjte kryesisht në orët e pasdites të herëpashershme dhe intensitet deri mesatar ndërsa në relievet malore reshje dëbore.

Për shkak të masave ajrore me origjinë veriore për këtë javë pritet rënie e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale.

Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE