Arbenita Ismajli po i mëson vogëlushes diçka që çdo mama duhet t’i mësojë vajzës së saj!

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbenita Ismajli po i mëson vogëlushes diçka që çdo mama duhet t’i mësojë vajzës së saj!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Si ka bërë dhe pak më parë teksa me anë të një Instastory ka zbuluar disa dhurata që i ka blerë vajzës së saj dhe krahas ka treguar një mësim shumë të duhur që po i jep asaj që në këtë moshë të vogël.

Duke i mësuar vajzës time që në moshë të hershme që ajo meriton vetëm trajtim princeshe!

Së fundmi Arbenita ka mundur të jetë në qendër të portaleve, pasi aludohej për një ndarje të mundshme me partnerin e saj, reperin Fero. Dyshimet nisën për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndiqte më tjetrin në Instagram dhe mendohej se ndoshta çifti i kishte dhënë fund lidhjes së tyre. Më pas shkak u bë një video e postuar nga modelja të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar e kjo u mendua se mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.

Dyshja vendosën t’i japin fund të gjitha thashethemeve dhe vetëm pak ditë më parë postuan një foto së bashku teksa shfaqen duke u puthur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45280 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE