Flet bashkëshorti i sanitares që grabiti mijëra euro: Djalin ta lirojnë, gruaja të dënohet po pati faj!

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Flet bashkëshorti i sanitares që grabiti mijëra euro: Djalin ta lirojnë, gruaja të dënohet po pati faj!

Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozetës, gruas e cila u arrestua bashkë me të birin Havierin lidhur me grabitjen e një shume të konsiderueshme monetare në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, pretendon se nuk është në dijeni të grabitjes së qindra mijëra eurove. Në një lidhje telefonike me “Shqipëria Live” në Top Channel, Spartaku tha se është pensionist dhe paratë nuk di se nga kanë ardhur. Për të birin ai kërkon lirimin e menjëhershëm, ndërsa për bashkëshorten u shpreh se nëse ka faj duhet të dënohet

Nuk kam komunikuar as me djalin e as me bashkëshorten. Nuk kisha dijeni për paratë, jam pensionist, nuk eci dot. Jam habitur për makinat e djalit. Çfarë nuk bën vaki për ato para’, shteti ka specialistë. Tjetër njeri i ka fut paratë për të na bërë dëm. Nuk e di, nuk jam në dijeni të lekëve. Unë marr një pension 15 mijë lekë dhe shkoj në shtëpi. Unazë ka pasur kur e kam marrë unë për grua. Bashkëshortja ishte sanitare në shtëpi, nuk i njihja pronarët, nuk hapej. Ajo shihte punën e vet. Punonte në dy punë, vinte në orën 10 të darkës e ikte në mëngjes. Unë kërkoj të lirojnë djalin, nëse ka faj bashkëshortja ta dënojnë! Djali jo! Për mua dhe për lagjen është yll, shkoni pyesni çfarë djali është. Makinën e parë ja kam blerë Benz Class. Një makinë e zezë dhe një e bardhë. Se kush ia ka lënë topin në dorë, nuk e di! Unë do punoj dy punë që t’ia laj djalit.

Djali i arrestuar i ka dërguar një letër babait ku ndër të tjera shkruan:

Babi im i dashur, jam shumë mirë mos u bëj merak duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që më kishe shkruar, m’u mbushën sytë me lot, m’u shkatërrua zemra. Mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë. Jam mërzitur si mos më keq dua të vras veten.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE