Inteligjenca e Bosnjes e alarmuar nga anëtarët e Wagnerit dhe Ujqit e Natës!

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inteligjenca e Bosnjes e alarmuar nga anëtarët e Wagnerit dhe Ujqit e Natës!

Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e grupit mercenar rus Wagner, Pjesëtarët e Lëvizjes Çetnike dhe anëtarët e klubit rus të motoçikletave Ujqit e Natës, sot do të marrin pjesë në festimin e Ditës së Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, ministri i Sigurisë së Bosnjes, Selmo Cikotiç duke theksuar se bëhet fjalë për të dhëna nga strukturat e inteligjencës dhe sigurisë.

Këto janë grupe pak a shumë ekstreme dhe radikale, të cilat janë prezente në këtë zonë prej kohësh dhe presim që sot të jenë aty, por asnjë prej tyre nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht praninë. Në Republikën Sërpska, entitet në Bosnje-Hercegovinë, 9 janari festohet si Dita e Republikës Sërpska edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës e ka shpallur datë jokushtetuese në dy raste. Kremtimi qendror, me një paradë formale do të mbahet në lindje të Sarajevës, ndryshe nga vitet e kaluara kur 9 janari u festua në Banjalukë.

Të premten, më 6 janar, Cikotiç i dërgoi një letër komandantit të EUFOR-it në Bosnje-Hercegovinë, Anton Wessely ku paralajmëroi kërcënimet e sigurisë në lidhje me përkujtimin e 9 janarit në zonën e Sarajevës. Në letër, deklaroi se informacioni i disponueshëm nga strukturat e inteligjencës dhe sigurisë tregonte prani të mundshme të disa grupeve radikale dhe ekstremiste nga entiteti i Republikës Sërpska, Serbia dhe Rusia. Po ashtu, kujtoi reagimet e shoqatave të veteranëve në kantonin e Sarajevës, të cilët e konsiderojnë këtë ngjarje të papranueshme, duke qenë se festimi i kësaj date është shpallur jokushtetues.

Cikotiç shtoi:

Pres që EUFOR të marrë masa për të siguruar funksionimin ligjor dhe kushtetues të të gjitha institucioneve, si dhe paqen e sigurinë në Bosnje Hercegovinë. Kam paralajmëruar për praninë e tyre sepse besoj se është më mirë të parandalohet e ndoshta të mos u lëmë disa organizatave qytetare që të vendosin rendin. EUFOR-i ka rritur monitorimin e situatës në atë zonë.

Autoritetet e Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb, miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje-Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjës. Qëllimi ishte që ajo pjesë e Bosnjë-Hercegovinës t’i aneksohej Jugosllavisë, e cila në atë kohë po shpërbëhej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE