Përkeqësimi i motit, Drejtoria Detare paralajmëron mjetet lundruese!

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përkeqësimi i motit, Drejtoria Detare paralajmëron mjetet lundruese!

Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi sot se në datat 9-11 janar moti do të përkeqësohet. Sipas DPD-së bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin jug-jugperëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike pritet pas orës 06:00 në datën 11 janar.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë  vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi. Reshje shiu me intensitet të ulet dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike parashikohet pasdite në veri. Në relievet malore, lindje të territorit parashikohen reshje të dendura dëbore.
Në zonat luginore dhe disa pjesë të tjera të vendit në orët e mëngjesit, parashikohet mjegull e dendur ose mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim  juglindje-jug me shpejtësi nga 3-9m/s, në bregdet dhe luginë era relativisht intensive deri ne 12-18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/13 Re shi
Kukës 1/9 Re shi/bore
Lezhë 7/12 Re shi
Dibër -0/9 Re shi/bore
Durrës 8/15 Re shi
Tiranë 8/15 Re shi
Elbasan 6/14 Re shi
Berat 5/15 Re shi
Vlorë 8/14 Re shi
Korçë -0/9 Re shi/bore
Gjirokastër 1/14 Re shi
Sarandë 9/15 Re shi
 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48436 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE