Protestat në Brazil, Lula kërkon dënim të ‘neo-fashistëve’ pasi mbështetësit e Bolsonaro bastisin Kongresin

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protestat në Brazil, Lula kërkon dënim të ‘neo-fashistëve’ pasi mbështetësit e Bolsonaro bastisin Kongresin

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva vizitoi sot pallatin e shkatërruar presidencial pas dhunës së djeshme në kryeqytetin Brazilia ku mijëra ekstremistë të djathtë mbështetës të ish-presidentit Jair Bolsonaro bënë kryengritjen e ngjashme me atë të 6 Janarit 2021 në SHBA.

Lula nuk gjendej në Brasília në kohën e sulmit por dha një fjalim të nervozuar ku kërkonte “dënim të gjithë atyre të përfshirë” dhe fajësonte Bolsonaro për kaosin.

Duke i quajtur protestuesit “vandalë, neo-fashistë e fanatikë”, Lula urdhëroi ndërhyrje të forcave federale në kryeqytet, duke bënë policinë nën kontrollin e qeverisë qendrore.

“Ky është një sulm terrorist,” thoshte prezantuesi kryesor i lajmeve Erick Bang në rrjetin vendas GloboNews teksa trazirat përhapeshin. “Tre ndërtesa janë pushtuar nga terroristët që kërkojnë grusht shteti”, shtoi ai.

Pamjet video tregonin protestuesit pro-Bolsonaro që ngjiteshin në shkallët e Palácio do Planalto, duke hyrë e vandalizuar ambjentet e brendshme dhe në disa raste zjarre u raportuan nga brenda zyrave.

Mijëra brazilianë pro-Bolsonaro refuzojnë të pranojnë fitoren e ngushtë të Lulas në zgjedhjet e tetorit dhe kanë kaluar javët e fundit duke qëndruar në tenda pranë bazave ushtarake në të gjithë vendin, duke bërë thirrje për grusht ushtarak dhe largim te Lulas.

Bolsonaro, ish-kapiten ushtrie i njohur si një aleat i Donald Trump, u largua nga Brazili në kohën e inaugurimit të Lula dhe raportohet se është në Florida, SHBA. Ai reagoi ndaj ngjarjeve të së dielës me një seri postimesh duke mbrojtur punën e qeverisë së tij dhe duke thënë se “pushtimi i ndërtesave e kalonte kufirin”.

“Demonstratat paqësore, brenda ligjit, janë pjesë e demokracisë”, shkruante ai në rrjetin Twitter. “Por shkatërrimet dhe pushtimi i ndërtesave publike, si ato që ndodhën sot dhe siç bënte e majta radikale dikur në 2013 e 2017, janë jashtë rregullave.”

Bolsonaro gjithashtu dënoi pretendimet e Lulas se ai ishte përgjegjës.

“Gjatë gjitha mandatit tim kam qëndruar brenda kufijve të kushtetutës, duke respektuar e duke mbrojtur ligjet, demorkacinë e lirinë tonë. Refuzoj akuzat e pabaza që bëhen ndaj meje nga kreu aktual i ekzekutimit në Brazil”, tha ai.

Muajin që shkoi ka pasur dhjetra te arrestuar ne disa incidente të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Brasília, mes protestave të gjera të mbështetësve të Bolsonaro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE