Reperi që ka refuzuar një pasuri të tërë për të performuar në Kupën e Botës në Katar!

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reperi që ka refuzuar një pasuri të tërë për të performuar në Kupën e Botës në Katar!

Reperi i njohur Eminem ka refuzuar një pasuri të tërë për të performuar në finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar. Këtë e ka zbuluar reperi 50 Cent i cili ka shprehur se nëse do të kishin përformuar do të ishin shpërblyer me 8.5 milionë euro. 50 Cent ndërkaq tha se:

Për shkak të Super Bowl, mora një ofertë për Kupën e Botës dhe ata kishin një buxhet prej 9 milionë dollarësh. Unë do të kisha marrë një dhe pastaj 8 të tjerët do të ishin për Eminem.

Ndër artistët që refuzuan të performonin në Kupën e Botës në Katar ishin Shakira, Dua Lipa dhe Rod Stewart. Gjatë këtyre ditëve po diskutohet nëse ikona e muzikës Eminem do të jetë një nga performuesit kryesor në “Glastonbury 2023”. Reperi 49-vjeçar do t’i bashkohet grupit “The Arctic Monkeys” si interpretues verën e ardhshme.

Kujtojmë gjithashtu se Eminem së bashku me Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige dhuruan një super atmosferë në “Super Bowl”. Rikujtojmë, se mbidoza thuajse fatale e Eminemit në vitin 2007 ishte një thirrje zgjimi që jo vetëm e frymëzoi atë të përmirësohej, por e shtyu atë të merrej përsëri me muzikë për herë të parë pas shumë vitesh. Në një paraqitje në episodin e ri të podcastit Paul Rosenberg të Paul Pod, Eminem dhe menaxheri i tij Rosenberg, kujtuan shërimin e reperit nga mbidoza. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE