“Hajde se vetëm budallallëqe flet…” Kë ‘thumbon’ Olta Gixhari?!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Hajde se vetëm budallallëqe flet…” Kë ‘thumbon’ Olta Gixhari?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistet e këtij sezoni të BBV është Olta Gixhari. Një nga banoret më të komentuara, Olta ka qenë në qendër të vëmendjes, sa për batutat e saj, aq për ngjarjet që ka shkaktuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Nëse flasim për një banor ‘thumbues’ që ngjall polemika dhe deri diku prish qetësinë e asaj shtëpie, atëhere ajo padyshim është Olta Gixhari. Duket se të njejtën gjë ka bërë edhe tani, duke ngacmuar kështu Ronaldon. Dyshja nuk kanë pasur ende një përballje të fortë, por kjo nuk e pengoi Oltën të ‘thumbonte’ Ronaldon duke iu drejtuar si më poshtë:

O njeri që më zbukuron ditën me gjithë budallallëqet që nxjerr nga goja. Hajde se vetëm budallallëqe flet. Vdes për njerëzit që thonë budallallëqe…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE