“Kjo është e tmerrshme…”, banorët të shokuar nga rrëfimi i Luiz Ejllit!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kjo është e tmerrshme…”, banorët të shokuar nga rrëfimi i Luiz Ejllit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme për herë të parë Luizi i ka treguar Kiarës rreth sëmundjes së tij të rrallë nga e cila vuan prej disa kohësh. Përveç kësaj ka treguar gjithashtu se ka vetëm 11 klinika në botë për kurimin e saj dhe një prej tyre, ku Luizi është interesuar është e zënë deri në gusht.

Mirëpo pak minuta më parë Luizi live në Prime u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët e tij. Aktori tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori ka shokuar deri më tani gjithë banorët dhe opinionin publik.

Banorët kanë mbetur në shok pas rrëfimit të Luizit, i cili thotë se nuk është i sëmurë. Shumë e prekur nga e gjithë kjo situatë ishte edhe Kejvina, e cila shpërtheu në lot dhe së bashku me Kristin ishin shumë të revoltuar.

Kejvina: Kjo është e tmerrshme, a di që ka shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje, nuk mudn të luhet me këtë gjë!

Kristi: Duhet të dimë menjher të vërtet  do ishte tallje, si mudn të futet një njeri me tumor këtu. Nuk e kuptoj këtë dëshirë për  vëmendjen

Arbana: Nuk është një situatë e zakontë e dimë, por qetësohuni. Pas këtij rrëfimi Luizit i janë bërë teste të tjera që i kanë dalë mirë. Unë i kërkova Luizit që të dalë nga ky moment dhe të shkojë në spital dhe të bëjë testet që do, për tu siguruar ai , publiku dhe ju.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45320 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE