Lufta në Ukrainë, luftime të ashpra në Soledar!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, luftime të ashpra në Soledar!

Gjatë natës, ushtria ukrainase kreu sulme ajrore ndaj pozicioneve të paspecifikuara ruse, ndërsa vazhduan luftimet e ashpra në Soledar të Ukrainës. Në këtë qytet, forcat ruse kanë shënuar përparime taktike në katër ditët e fundit. Ushtria ruse po kryen ofensiva në drejtim të disa qyteteve në rajonin lindor të Donjeckut, si në Bahmut, Avdiv e Liman. Po ashtu, Moska po tenton të përmirësojë pozicionin e saj taktik në drejtim të Kupjanit. Ushtria ukrainase bëri të ditur se i rrëzoi dy dronë armikut.

Ndërkohë, Inteligjenca britanike beson se “për Rusinë, aksi në Soledar ka të ngjarë të jetë një përpjekje për të rrethuar nga veriu qytetin e afërt Bahmut e të prishë linjat e komunikimit të ushtrisë ukrainase”.

Në të paktën katër ditët e fundit, forcat dhe grupi i mercenarëve, Vagner përparuan në Soledar e ka të ngjarë që kontrollojnë shumicën e territorit të këtij vendbanimi. Çdo palë mund të jetë e shqetësuar lidhur me mundësinë që armiku të përdorë tunelet e pashfrytëzuara prej 200 kilometrash të minierës, që kalojnë nën këtë zonë.

Ushtria ukrainase pati deklaruar se forcat ruse janë dislokuar sërish në Soledar në verilindje të rajonit të Donjeckut, pasi dështuan të marrin qytetin Bahmut. Trupat ruse kanë nisur të rigrupohen pasi Moska në mënyrë të njëanshme shpalli armëpushim gjatë fundjavës së Krishtlindjes Ortodokse.

Soledar është një pikë e nxehtë, që pothuajse nuk i ka mbetur asnjë infrastrukturë, vetëm fortifikime dhe mina. Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar:

Pas një përpjekjeje të pasuksesshme për të marrë Soledarin, armiku është rigrupuar, ndryshoi taktikat e nisi një sulm të fuqishëm.

Presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se qëndrueshmëria e forcave ukrainase për t’u përballur me valën e sulmeve e ka ndihmuar shtetin që të fitojë kohë e të forcohet. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk përmendi as Soledarin dhe Bahmutin në përditësimin më të fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45428 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE