“Mos ma merrni nga shtëpia…”, Kiara Tito reagon pas ‘gënjeshtrës’ së Luiz Ejllit!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mos ma merrni nga shtëpia…”, Kiara Tito reagon pas ‘gënjeshtrës’ së Luiz Ejllit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme për herë të parë Luizi i ka treguar Kiarës rreth sëmundjes së tij të rrallë nga e cila vuan prej disa kohësh. Përveç kësaj ka treguar gjithashtu se ka vetëm 11 klinika në botë për kurimin e saj dhe një prej tyre, ku Luizi është interesuar është e zënë deri në gusht.

Mirëpo pak minuta më parë Luizi live në Prime u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët e tij. Aktori tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori ka shokuar deri më tani gjithë banorët dhe opinionin publik.

reagoi pasi dëgjoi Luiz Ejllin të thoshte se nuk ishte i sëmurë. Edhe pse duket sikur këngëtari e ka ‘gënjyer’ për sëmundjen e rëndë, Kiara u shpreh se “mos ta nxjerrin Luizin nga shtëpia”.

Të them se nuk e besoj, nuk e them dot. Jam shumë e tronditur, po më rreh zemra shumë. Uroj të bëhet më e mira. Në këtë shtpëi pa Luizin nuk rrihet. Mos ma nxirrni nga shtëpia

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE