“Nëse do një PO të Kiarës…” Çfarë duhet të bëjë Luizi sipas banorëve?

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nëse do një PO të Kiarës…” Çfarë duhet të bëjë Luizi sipas banorëve?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu për raportin që ka me Kiara Tito. Kjo e fundit duket sikur nuk tregon aq afrimitet sa ai ndaj saj, megjithatë Olta, Kristi dhe Amaraldo në një diskutim kanë folur më shumë lidhur me këtë raport kaq të komentuar.

Olta: Puthje s’ka, prekje nuk ka.

Kristi: Po sot janë përqafuar…

Olta: Sot për herë të parë. Po mirë një përqafim nuk është ndonjë gjë e madhe. Për përqafime këtu kemi nevojë të gjithë.

Amaraldo: Nëse do një PO të Kiarës duhet të reflektojë me ato veprime që bën ku Kiara ndihet keq. Duhet ta vë veten në pozicionin e Kiarës. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48368 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE