Nuk do ta besoni se si e imagjinon Dj Pm pas 10 vitesh Sarah Berishën!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk do ta besoni se si e imagjinon Dj Pm pas 10 vitesh Sarah Berishën!

“Big Brother VIP 1” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Çifti prej disa ditësh po shijon pushimet jashtë Shqipërisë dhe nuk kanë nguruar të ndajnë me ne disa momente gjatë këtyre ditëve. Vetëm pak më parë Dj Pm ka postuar një video, ku në një sens humori ka treguar se si e imagjinon ai Sarën pas 10 vitesh, duke e krahasuar me një zonjë të moshuar, që po kalonte në ato momente në rrugë. Sara dhe Pm gjithmonë postojnë foto dhe video shumë ‘funny’ të njëri-tjetrit.

Sarah shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe është gjithmonë afër bashkëbisedimeve me ndjekësit e saj. Së fundmi bukuroshja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory për t’ju përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj. Një prej tyre e ka pyetur Sarën se sa e vështirë është të mbash një lidhje në distancë, kjo për shkak se Sarah jeton në Shqipëri ndërsa partneri i saj i zemrës, DJ Pm në Kosovë ama bukuroshja nuk ka nguruar të japë një përgjigje për këtë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE