Operacionet në zemër! Ministria e Shëndetësisë ende nuk i ka dhënë zgjidhje problemit

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacionet në zemër! Ministria e Shëndetësisë ende nuk i ka dhënë zgjidhje problemit

Në daljen e saj publike për atë çfarë është bërë dhe çdo të bëhet në shëndetësi ministrja e shëndetësisë,iu largua problemeve që kanë sot spitalet që nga mungesa e mjekëve apo dhe e pajisjeve dhe materialeve mjekësore.

Rasti më i fundit është shërbimi i kardiokirugjisë, ku për shkak të mungesës së oksigjeneratorëvejanë ndërprerë ndërhyrje kirurgjikale duke u realizuar vetëm ato që janë shumë urgjente, ndërsa të tjerët orientohen për në spitalet private ku kostoja e tyre varion nga 6 mijë deri në 12 mijë euro.

Top Channel pyeti konkretisht se kur ky shërbim do të furnizohet me oksigjeneratorë dhe ky shërbim ti kthehet normalitetit, pasi edhe vetë mjekët janë vështirësi kundrejt pacientëve në pritje.

“Ne kemi kryer për 2021, 800 ndërhyrje , madje më shumë se një vit më parë . Nuk shkelim dot ligjin e prokurimit”- u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.

Një tjetër shqetësim i kahershëm është analiza e imunohistokimise për pacientët me kancer të gjirit, analizë e cila prej vitesh nuk bëhet ne spitalin onkologjik por vetëm në laboratore private kundrejt 200 apo 300 mijë lekë të vjetra .

“Do të bëjmë një qendër ku do të bëhet edhe kjo analizë”- tha Ogerta Manstarliu

Problematika të shumta që janë aktuale në shërbimin shëndetësore nuk morën përgjigje. Tanimë është kthyer në tren ju pyesni për çfarë të doni, por ne përgjigjemi çfarë duam.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE